Çitaku: I trishtë lajmi për largimin tënd të parakohshëm, Anton

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas vdekjes së diplomatit kosovar Anton Berisha.
Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka shprehur ngushëllime familjarëve të tij.
“Sa i trishtë lajmi për largimin tënd të parakohshëm, Anton. Faleminderit për shërbimin tënd të përkushtuar ndaj Republikës së Kosovës. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe të gjithë atyre që të deshën. Pusho në paqe!”, ka shkruar Çitaku.