Çitaku: Jam ndjerë e turpëruar me vizitën e Kurtit në SHBA

(Lajm i përditësuar)


Çitaku: Jam ndjerë e turpëruar me vizitën e Kurtit në SHBA

Nënkryetarja e Kuvendit nga PDK, Vlora Çitaku, në një intervistë për RTV21 tha se vizita e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, në SHBA nuk ka prodhuar asgjë të mirë për Kosovën sepse, siç tha, nuk është takuar me zyrtarë të lartë Amerikan për thëllimin e marrëdhënieve bilaterale.

Sipas Çitakut vizita e Kurtit në SHBA ishte turpëruese.

‘’Po çfarë ka ndodhur me puzullimin e dialogut strategjik është vetëm formalizim i një realiteti që ka ekzustuar në natyrën e raporteve mes Kosovës dhe SHBA-së tani e pesë vite. Tani e pesë vite këmba e asnjë zyrtari të lartë nuk ka shkelur në Shtëpinë e Bardhë, nuk kemi pas asnjë vizitë të nivelit të nivelit të lartë të natyrës bilaterale. Takimet mes përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre Amerikanë kanë ndodhur nëpër pritje protokolare, kokteje rasti ku ftohën qindra udhëheqës shtetëror, mirëpo takim bilateral nuk ka pasur. Po ua rikutoj që Kosova ka qenë destinacion kryesor i zyrtarëve të lartë Amerikan dhe Evropian në Ballkanin Perëndimor. Kosovën e kanë vizituar president, zëvëndëspresident, sekretar shteti. Tani e pesë vite Kosova fatkeqësisht është e izoluar dhe thënë të drejtën vizita e zotit Kurti atje ishte e turpshme, unë jam ndjerë e turpëruar që kryeministri ka shkuar atje ka humbur kohë dhe nuk është takuar me askënd”, u shpreh ajo.


Çitaku: PDK-ja nuk e voton Slavko Simiq për nënkryetar të Kuvendit

Nënkryetarja e Kuvendit nga PDK-së, Vlora Çitaku, ka akuzuar LVV-në për shkelje kushtetuese sa i përket procedurave për konstituimin e Kuvendit. Sipas saj, vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë tavolinë suedeze që të zgjedhen vetëm ato pika që i konvenojnë LVV-në se dhe të tjerat të mos zbatohen.

‘’PDK-ja është në pritje të vendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese dhe vendimet tona politike do ti marrim në përputhshmëri me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë tavolinë suedeze ku ne i marrim dhe i zbatojmë vetëm ato që na pëlqejnë apo na shkojnë për shtati politikisht e i hedhim në kosh të plehrave ato që nuk na u përshtaten apo nuk na pëlqejnë politikisht. Dua të rikujtojë që kjo kastë udhëheqësish në mënyrë serike e ka shkelur kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe PDK-ja ka vlerësuar që me ndarjen e votimit për nënkryetarët që vijnë nga komunitetet jo shumicë është bërë shkelje e rregullorës së punës së Kuvendit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës’’., tha ajo në një intervistë për RTV21.

Nënkryetarja Çitaku ka bërë të ditur se partitë parlamentare duhet të ulën dhe të diskutojnë për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit nga komunitetet pakicë. Sipas saj, kjo duhet të bëhet përmes një konsensusi. Por, ka bërë të ditur se PDK-ja nuk ka votë për deputetin e Listes Serbe, Slavko Simiq i cili dyshohet për përfshirje në sulmin në Banjskë.

‘’Nuk bëhet fjalë këtu për preferenca përsonale se a na përlqen zoti Rashiq apo dikush tjetër, është komuniteti serb që jeton në Kosovë ai që i zgjedh përfaqësuesit e vet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në përpjekje për të polarizuar situatën LVV-ja i ka dhënë nënkryetarit të Kuvendit një relevancë që në faktë nuk e ka. Unë jam vet nënkryetare e Kuvendit, dhe krejtë çfarë bëjë unë është që e përfaqësoj PDK-në në kryesi të Kuvendit dhe më shumë është një postë honorifik sesa që ka ndonjë pesh apo relevancë brenda Kuvendit. Kemi një Kushtetutë, kemi një rregullore pune që e ka miratuar kjo shumicë parlamentare. Rregullat, ligjet dhe kushtetuta e Kosovës duhet të respektohen, pastaj sigurisht që PDK-ja e ka bërë të qartë se për zotin Simiq nuk ka votë sepse siç është bërë e ditur edhe nga organet e rendit është publikuar edhe në media se ai ka qenë drejperdrejt i përfshirë në sulmin në Banjskë. Por, mendoj se ne si subjekte politike parlamentare duhet të ulemi dhe të diskutojmë dhe duhet të arrijmë një konsensus.”, tha ajo për rtv21.


Çitaku për RTV21: Vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në fund të këtij viti

Nënkryetarja e Kuvendit nga PDK, Vlora Çitaku, në një intervistë ekskluzive për RTV21 dha sinjal se vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në fund të këtij viti për shkak të, siç tha, kryeneqësisë të kryeministrit në detyrë Albin Kurti për formimin e institucioneve të reja, Kuvendit dhe Qeverisë. Nënkryetarja Çitaku thotë se për këtë janë duke punuar intensivisht në terren me synim që të kthehet normaliteti në Kosovë.

‘’Është e dhimshme që tani e shtatë tetë muaj që Kosova është pa institucione. Në këtë pikë kemi mbërri për shkak të kryeneqësisë dhe papërgjegjësisë edhe politike por edhe qytetare të zotit Kurti. Kjo situatë të cilën e kemi është për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të tij. Kemi kaluar muaj të tërë në përpjekje për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit në ndërkohë që zoti Kurti me vetëdije të plotë e shkelte Kushtetutën. Sikur bota të ishte mbarë nuk do të kishte nevojë të kishte zgjedhje, mirëpo tani duket që zgjedhjet e reja parlamentare ne fund të këtij viti janë të pashmangshme. Zoti Kurti nuk e ka shumicën parlamentare. Gjashtë muaj kanë thënë se kanë, tani po thonë se nuk e kanë. Po sillen me institucionet dhe me fatin e Republikës sikur fëmijët me një lodër. Ne shpresojmë dhe jemi duke punuar vazhdimisht në terren që pas zgjedhjeve të reja parlamentare pejsazhi politik në Kosovë të ndryshojë. Të krijohet një shumicë e re parlamentare pa LVV-së dhe vendit t’i ipen institucione stabile që para së gjithash synojnë ta kthejnë normalitetin në vend”, tha Çitaku për rtv21

Nënkryetarja Çitaku përjashtoi kategorikisht çdo bashkëpunim me LVV-në edhe nëse bëhet fjalë për kompromise sa i përket postit të presidentit.

“Ne pas përfundimit të zgjedhjeve të kaluara parlamentare, kandidati ynë për kryeministër e ka bërë të qartë se dallimet politike dhe idologjike mes PDK-së dhe LVV-së dhe mënyrës së si e shohim Kosovën është shumë ndryshme”, u shpreh Çitaku./21Media

Back to top button