Çitaku: Kallëzimi penal ndaj Berishajt, i mirëpritur

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës – PDK, Vlora Çitaku ka thënë se kallëzimi penal ndaj ambasadorit Martin Berishaj është i mirëpritur.
“Kallëzimi penal i agjencionit anti korrpucion ndaj Martin Berishajt është i mirëpritur. Megjithatë, ky kallëzim trajton vetëm deklarimin e rrejshëm të pasurisë“, u shpreh Çitaku.
Sipas Çitakut, “shkarkimi i vonuar i Berishajt do duhej të ishte hapi i parë”.
“Ne ende nuk kemi përgjigje në disa pyetje fundamentale:  Ku janë dhënë 600.000 euro Si është pajisur Berishaj me shtetësi brenda ditës  Si i ka kaluar Berishaj filtrat e verifikimit nga AKI. Shkarkimi i vonuar tashmë do të duhej të ishte vetëm hapi i parë”, përfundoi Çitaku./21Media

 

Kallëzimi penal ndaj Berishajt! AKK flet për RTV21

Back to top button