Çitaku: Kollaps në energji, për VV-në kjo nuk ka rëndësi

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj rënies së të gjitha blloqeve të termocentraleve në KEK.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çitaku tha se kollapsi në energji, ekonomi dhe në politikën e jashtme nuk ka rëndësi për LVV-në.
Ajo vlerëson se pushteti për LVV-në nuk është mjet për tu shërbyer qytetarëve por është qëllim në vetvete.
“Kollaps në energji. Kollaps në ekonomi. Kollaps në politikën e jashtme. Kollaps në Kuvend. Por për LVV-në kjo nuk ka rëndësi. Sepse për ta, pushteti nuk është mjet për tu shërbyer qytetarëve, është qëllim në vetvete. Dhe për këtë qëllim, janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka tjetër“, ka shkruar Çitaku. /21Media