Çitaku: Kosova nuk i takon një njeriu, e ardhmja e saj nuk guxon të rrezikohet për një grusht vota

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit si dhe pas raportimeve për mundësi të vënies së sanksioneve nga Bashkimi Evropian për Kosovën.

Çitaku tha se po aq sa sovraniteti për Kosovën është e rëndësishme edhe ardhmja euroatlantike.

“Kosova është shtet. I pavarur dhe sovran. Kjo e vërtetë e farkëtuar dhe e pakthyeshme nuk po kontestohet nga aleatët tanë. Kuptojeni.

Çfarë është vënë në pikëpyetje është e ardhmja euroatlantike e vendit tonë.

Çfarë Kosove duam ne për fëmijët tanë? Të izoluar apo të integruar në BE dhe NATO? Kualiteti i aleancave dhe mirëmbajtja e tyre është po aq e rëndësishme sa edhe sovraniteti. E ardhmja e Kosovës nuk guxon të rrezikohet për një grusht vota. Kosova nuk i takon një njeriu.”,  tha Çitaku./21Media

 

Back to top button