Kaloni te përmbajtja kryesore

Çitaku: Kurti nuk iu përgjigj Prokurorisë, Lushtaku po – dallimi është i qartë si loti

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas intervistimit të kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, lidhur me incidentin e së enjtes në këtë komunë.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se ai “jo vetëm që refuzon t’i përgjigjet Prokurorisë, por madje e sfidon publikisht” që t’i shkojë në zyrë për ta intervistuar, siç u shpreh ajo, lidhur me “një aferë korruptive multimilionëshe”.

“Vetëm sa për rikujtim, Albin Kurti jo vetëm që refuzon t’i përgjigjet Prokurorisë, por madje e sfidon publikisht nëse “guxon” t’i shkojë në zyrë për ta intervistuar lidhur me një aferë korruptive multimilionëshe. Nuk është trimëri të mos respektosh Kushtetutën, ligjet dhe Republikën. Kjo nuk është forcë. Është frikë dhe arrogancë pushteti. E Samiu, trimërinë e të cilit nuk e konteston askush, shkoi në Prokurori. Sepse ai e respekton shtetin për të cilin ka luftuar”, ka shkruar Çitaku.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button