Çitaku: LVV e ka shndërruar në cirk Kuvendin ku nënshkuam pavarësinë

Nënkryetarja dhe deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dështimit të sërishëm për konstituimin e Kuvendit.

Çitaku ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po e shndërron Kuvendin në një cirk, duke shtuar se kjo është e turpshme dhe e dhimbshme, teksa ka theksuar se aty është vendi ku është nënshkruar Deklrata e Pavarësisë, ku është bërë miratimi i Kushtetutës dhe themelimi i Ushtrisë.

“…si po tallen me të dhe me qytetarët që na kanë besuar votën për t’i përfaqësuar me dinjitet dhe për të marrë vendime me peshë”, ka shkruar Çitaku.

“Madje sot, Kryesuesi i Kuvendit ia ndali fjalën Kryetarit të PDK-së dhe nënshkruesit të Deklaratës së Pavarësisë, z. Memli Krasniqi, ndërkohë që fjalën nuk ia ndali përfaqësuesit të Listës Serbe. Sinqerisht, për turp”, ka shkruar Çitaku.

Për të dytën herë me radhë deputetët kanë refuzuar që të formohet një komision për votimin e fshehtë për të votuar për kreun e ri të organit ligjvënës.

Back to top button