Çitaku: LVV me qëllim po e saboton ndërtimin e institucioneve të vendit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar Vetëvendosjen duke thënë se kjo e fundit po saboton me qëllim ndërtimin e institucioneve të vendit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çitaku ka thënë se LVV synon të delegjitimojë institucionet dhe vetë demokracinë, teksa shtoi se LVV është duke u tallur me qytetarët e Kosovës.
“Lëvizja Vetëvendosje me qëllim po e saboton ndërtimin e institucioneve të vendit. Po tallet paturpësisht me qytetarët e Kosovës, ata që e besuan dhe e votuan në zgjedhjet e kaluara. Me veprimet e saj, LVV synon të delegjitimojë institucionet dhe vetë demokracinë. Kjo është sjellje e papërgjegjshme, e rrezikshme dhe pa asnjë ndjeshmëri ndaj sakrificës së madhe përmes së cilës sot e gëzojmë lirinë dhe të drejtën për të jetuar në demokraci. Është sjellje që nuk ka asnjë konsideratë për të ardhmen dhe sifidat e mëdha që i kemi përpara”, ka shkruar deputetja e PDK-së. /21Media