Çitaku: Marrëveshjen me MCC-në e devijoi kjo Qeveri
Çitaku: Mbështesim të gjitha marrëveshjet që janë në interes
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, mirëpret nënshkrimin e marrëveshjes me MCC-në në fushën e energjisë. Mirëpo kritikat e saja karshi Qeverisë adresojnë devijimin e marrëveshjes. Thotë se qeveritë e mëparshme kishin negociuar për një marrëveshje të tillë që ka të bëj me gaz-përçuesin e jo për sigurimin e baterive. Ndërkohë, ajo i cilëson fëmijërore qëndrimet e kryeministrit Kurti në Uashington. Vlora Qitaku i konsideron të qarta mesazhet e sekretarit amerikan të shtetit, Antoni Blinken, ndërsa shpreson t’i kenë kuptuar presidentja dhe kryeministri. Për më shumë detaje ndjekim intervistën e realizuar nga kolegu, Burim Zariqi./21Media\