Çitaku: Nagipi e Martini, maja e ajsbergut rrënjët duken shumë më të thella

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së Vlora Çitaku ka thënë se Vetëvendosje prej ditës së parë që është aktive ka penguar edhe me dhunë çdo iniciativë të Republikës së Kosovës për të ndërtuar kapacitetet energjetike.
“Nga Termocentrali Kosova e Re e deri tek projekti amerikan i gazpërçuesit, VV ka kundërshtuar dhe bllokuar çdo përpjekje për zhvillim. Sot, pavarësia energjetike nuk është vetëm çështje ekonomike. Është çështje e sigurisë kombëtare. Ata e bllokuan Kosovën, i rënduan familjet dhe prodhuesit vendorë me çmime të papërballueshme dhe pasuruan mafien energjetike. Nagipi e Martini janë vetëm maja e ajsbergut, rrënjët duken shumë më të thella. Më 28 Dhjetor kësaj mendësie i vjen fundi. Ata po e shohin, prandaj janë në panik.”, ka shkruar Çitaku në Facebook./21Media