Çitaku ndan një foto me Thaçin në Ditën e Presidentit: Të paktë janë ata që shënojnë epoka, aura e tij mbetet e pathyeshme

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, në ditën e Presidentit ka publikuar një foto të ish-presidentit Hashim Thaçi, duke thënë se aura e mbetet e njëjtë, e fuqishme dhe e pathyeshme.
Çitaku në postimin e saj në Facebook ka ndarë një foto të Thaçit, ku ka shkruar se të rrallë janë ata që ndryshojnë kahjen e historisë, dhe se të paktë janë ata që shënojnë epoka.
“Për aq sa do të ketë Kosovë, do të ketë edhe Presidentë, ministra e deputetë. Por të rrallë janë ata që ndryshojnë kahjen e historisë. Të paktë janë ata që shënojnë epoka. Edhe pse i mbyllur padrejtësisht mes katër muresh, aura e Presidentit Thaçi mbetet e njëjtë, e fuqishme, e pathyeshme. Le të jetë kjo beteja e fundit, President. Urime Dita e Presidentit!”, ka shkruar Çitaku.