Çitaku: Një ditë pasi paralajmëroi sulmin e planifikuar të Serbisë, Kurti iku vet në Oslo

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar kryministrin Albin Kurti pasi që ky i fundit ka udhëtuar për vizitë private në Oslo.

Çitaku përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kurti një gjë të tillë po e bën një ditë pasi paralajmëroi edhe një sulm të Serbisë ndaj Kosovës.

“Nuk kam se si ta kualifikoj ndryshe përpos se si marrëzi. Një ditë pasi paralajmëroi në konferencë për shtyp sulmin e planifikuar të Serbisë kundër Kosovës, Kryeministri Kurti vet shkoi në Oslo për vizitë private, e partia e tij hyri në garë zgjedhore në Maqedoninë e Veriut. Kosova meriton më mire.”, ka shkruar nënkyretarja e PDK-së./21Media

Back to top button