Çitaku: Nuk ka hapësirë për bashkëqeverisje me VV-në

(Lajm i përditësuar)


Çitaku: Buxheti nuk mund të hyjë në rend të ditës pa u zgjedhur një qeveri e re

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, në ”Click” të RTV21, për letrën e 21 organizata të shoqërisë civile drejtuar presidentes, Vjosa Osmani ku shkruhet edhe për miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm për Kosovën, tha se buxheti nuk mund të hyjë në rend të ditës pa zgjedhje të qeverisë së re.

Çitaku shtoi se presidentja Osmani do të duhej t’i ftonte partitë politike në takim ditën e hënë, për situatën aktuale me të cilën Kosova gjendet tashmë pa qeveri të re.

“Nuk mund të ketë seancë të jashtëzakonshme dhe buxheti si i tillë nuk mund të hyjë në rend të ditës pa u zgjedhur një qeveri e re. Për atë arsyje unë jam e hutuar me mungesën e urgjences nga ana e presidentës, ajo do të duhej të ishte këtu që ditën e hënë t’i ftonte partitë politike në takim. Po e ripërsëris që shteti pos tjerash është edhe procedura, jo thjesht si formë por si instrument i ndarjes së pushteteve, kështu që në këto rrethana unë nuk e di sa do të ishte e mundur”, potencoi ajo.

Teksa shtoi se çështja e buxhetit, sipas saj nuk duket që do të diskutohet në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet të enjten në ora 14:00./RTV21/21Media


Çitaku: Nuk ka hapësirë për bashkëqeverisje me VV-në

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se nuk ka mundësi bashkëqeverisjeje me Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se hendeku politik dhe ideologjik mes partive është shumë i thellë.

Ajo shtoi se vendimi nuk lidhet me ndonjë refuzim inatqor, por me realitetin e qartë politik.

“Jo për shkak të ndonjë refuzimi inatqor, por për shkak se hendeku, edhe politik edhe ideologjik, është shumë i thellë, ne nuk shohim hapësirë për ndonjë bashkëpunim apo bashkëqeverisje me VV-në,” tha Çitaku.


Çitaku: Zgjedhjet më 7 ose 14 dhjetor, e bindur se PDK-ja do të dalë e para

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se zgjedhjet e reja mund të mbahen më 7 ose 14 dhjetor, duke respektuar afatet kushtetuese. Ajo shtoi se është e bindur që PDK-ja do të dalë e para në këto zgjedhje.

“7 ose 14 dhjetori është data që mund të mbahen zgjedhjet, janë afatet kushtetuese që po rrjedhin, dhe nëse i ndjekim hapat, dalin këto data. Jam shumë e sigurt që PDK-ja do të dalë e para në këto zgjedhje,” tha Çitaku.


Çitaku: “Betejën politike” e kemi me Albin Kurtin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, në ”Click” të RTV21, tha se PDK e ka “betejën politike” me kryeministrin në detyrë, njëherësh edhe kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin.

Çitaku për Hashim Thaçin tha se nuk është i papërsëritshëm vetëm për PDK-në.

“Ne “betejën” (politike) e kemi me Albin Kurtin, Hashim Thaçi është i papërsëritshëm jo vetëm për PDK-në “, theksoi Çitaku. /RTV21/21Media


”PDK gati për fitore”, Çitaku njofton se Bedri Hamza do të jetë kandidati për kryeministër

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë të qartë se partia e saj është e përgatitur për zgjedhje të reja, duke theksuar se ato janë të pashmangshme pas dështimit të Kurtit për të formuar shumicën në Kuvend.

Ajo deklaroi se Bedri Hamza do të jetë kandidati i PDK-së për kryeministër dhe se profili i tij është i përshtatshëm për udhëheqjen e qeverisë.

“Zgjedhjet e reja do të sjellin rezultate të tjera. PDK është e përgatitur për zgjedhje, sepse disa muaj më parë i kemi parë si të pashmangshme, kur u bë e qartë se Kurti nuk ka shumicën dhe të tjerët e kanë pamundur ta formojnë shumicën absolute. Rezultatet do të ndryshojnë dhe ne jemi të inkurajuar nga rezultatet në zgjedhjet lokale, ku kemi dalë partia më e madhe. Jemi të bindur se Bedri Hamza do të jetë kandidati ynë për kryeministër, dhe profili i tij është më se i përshtatshëm për krye të qeverisë, do të dalim fitimtarë,” tha Çitaku.


Çitaku: PDK para katër vitesh në Drenas ka qenë e ndarë në dy kampe

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, në ”Click” të RTV21, tha se para katër vitesh në qytetin e Drenasit, PDK ka qenë e ndarë në dy kampe.

“Sepse sikur tani edhe para katër vitesh, PDK në Drenas ka qenë e ndarë në dy kampe, dallim pati që atëherë pati balotazh dhe fitoi kandidati i PDK-së dhe tani fitoi zoti Ramiz Lladrovci të cilit ja kemi uruar fitorën”, deklaroi ajo.

Çitaku tha se ndjen kërkim falje ndaj qytetarëve të këtij qyteti për hutin, kakofoninë dhe trazimin emocional të cilat ndërlidhen me zgjedhjet lokale.

“Për Drenasin ndjej që duhet t”i kërkojmë falje qytetarëve të Drenasit për hutin, kakofoninë, trazimin edhe emocional që ua kemi shkaktuar jo vetëm në këto zgjedhje por edhe para katër vitesh”, tha ajo./RTV21/21Media


Çitaku: Kurti dhe VV-ja nuk i ka 61 vota 

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku në ‘Click” të RTV21 ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetari i saj Albin Kurti nuk kanë 61 vota në Kuvendin e Kosovës për formimin e Qeverisë.

Ajo tutje ka shtuar se as partitë e tjera nuk ofrojnë shumicën e nevojshme për një qeveri.

“61 vota Kurti nuk i ka në Kuvendin e Kosovës, e as VV-ja. Në këtë rast, as partitë e tjera nuk i kemi,” tha Çitaku.


“Koalicion me VV i pamundur”, Çitaku: Kurti po tenton ta shantazhojë LDK-në

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, në ”Click” të RTV21 ka bërë të qartë se partia e saj nuk ka numrat për të formuar një qeveri me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ajo kritikoi Albin Kurti për, siç tha, tentativën për të shantazhuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe për të manipuluar situatën politike në favor të tij.

Çitaku shtoi se pozicionet e partive opozitare janë të qarta dhe publike, duke e bërë një koalicion të tillë të pamundur.

“Nuk i kemi numrat. Dy ditë pas zgjedhjeve, kandidati ynë Hamza ka dalë në konferencë ku bëri të qartë se në asnjë rrethanë nuk hyjmë në koalicion me VV. Kemi pasur shumë takime edhe me Abdixhikun, por këto ditë të fundit jo, sepse pozicionet janë të qarta. LDK ka thënë publikisht se nuk pranon të jetë pjesë e një qeverie të tillë dhe ata kanë dhënë propozimin e tyre,” tha Çitaku.

“Ka takime në nivele të ndryshme, edhe me LDK, edhe me AAK, edhe me Nismën, por tashmë është e qartë se pozicionet janë publike dhe, edhe nëse do të dëshironim, nuk i kemi numrat për një qeveri me partitë që kanë qenë në opozitë. Ne nuk jemi të lidhur për kërcëz me askënd. Është një gjyshe përmes së cilës Kurti tenton ta shantazhojë Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ka takime, por ato janë më shumë në funksion të balotazheve,” shtoi ajo.


Çitaku: PDK me asnjë çmim nuk i përdor metodat e LVV-së

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, në “Click” të RTV21, ka thënë se PDK me asnjë çmim nuk do t’i përdor metodat e LVV-së.

“Asnjëherë me asnjë çmim PDK, as nuk do t’i përdor metodat e LVV-së, rruga jonë është më e mundimshme. Kjo është një krizë mbi të cilën sigurisht ne na dhemb vendin ynë, Kosova është vendi që ne jetojm”, tha ajo./RTV21/21Media


”Situatë e çuditshme” Çitaku: Ftesës do t’i përgjigjemi, por s’është mbledhje e zakonshme

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka konfirmuar pjesëmarrjen e grupit parlamentar të saj në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, të thirrur nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha.

Ajo e ka cilësuar situatën aktuale politike si “surreale”, duke theksuar se ndonëse do t’i përgjigjen ftesës, përmbajtja e diskutimeve në takim është çështje tjetër.

“Është ftesë që ka ardhur nga kryetari i Kuvendit. Meqë Kuvendi është i konstituar, ne do të shkojmë në mbledhjen e Kuvendit. I pashë edhe pikat e rendit të ditës – kogja situatë surreale. Ne do t’i përgjigjemi ftesës, e çka flasim aty është tjetër çështje,” tha Çitaku.


Çitaku: Albin Kurti nuk dëshiron kompromis me askënd, kërkon nënshtrim

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, në ”Click” të RTV21, tha se kryetari i VV-së, Albin Kurti nuk dëshiron të bëjë kompromis me askënd, duke shtuar se ai kërkon nënshtrim dhe jo marrëveshje.

Çitaku tha se e gjithë historia e Kosovësh është e ndërtuar mbi bazën e kompromisit.

“Aj nuk dëshiron kompromis me askënd, zotri Kurti kërkon nënshtrim, nuk donë marrëveshje. Që të jem e sinqertë edhe ajo letra që ja ka dërguar LDK-së, unë kur e kam lexuar për herë të parë kam menduar që është lajm i rremë. Ne kemi bërë kompromisin tonë politik, njëanshëm pa na kërkuar askush. Ne nuk duhet të frikësohemi nga kompromisi as nga marrëveshjet, e tërë historia e re politike e Kosovës është e ndërtuar mbi bazën e kompromisit”, tha ajo./RTV21/21Media


Çitaku ”godet” Kurtin: Edhe Basha e mori vesh për herë të parë që ishte në listë për ministër

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar fjalimin e kryetarit të VV-së Albin Kurti në seancën plenare ku dështoi votimi për Qeverinë e re.

Me theks të veçantë, Citaku tha se mënyra se si u përmend deputeti Dimal Basha në listën e propozuar për ministra tregon për shperfilljen dhe mungesën e respektit që, sipas saj, Kurti ka ndaj bashkëpunëtorëve të vet.

“Edhe Basha e dëgjoi për herë të parë emrin e tij në listën për ministra. Kjo është shpërfillje. Ky njeri nuk ka shokë, nuk ka miq, nuk ka aleatë. Ai thjesht ka vegla – njerëz që i përdor kur i duhen dhe më pas i hedh poshtë,” tha Çitaku, duke komentuar fjalimin e Kurtit në seancën plenare ku dështoi votimi për Qeverinë.


Çitaku: Nëse Osmani dekreton të njëjtën kandidaturë dy herë, do të jetë shkelje e madhe e Kushtetutës

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shprehur dyshime se Presidentja Vjosa Osmani do ta dekretonte përsëri të njëjtën kandidaturë për kryetar të Kuvendit, në këtë rast, kryetarin e VV-së., Albin Kurtin duke paralajmëruar reagim ligjor nëse një veprim i tillë ndodh.

Ajo tha se një dekretim i dytë do të përbënte shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Nuk besoj që Presidentja Osmani do ta dekretonte një kandidaturë dy herë, sepse do të ishte shkelje e rëndë e Kushtetutës. Nëse kjo bëhet me qëllim, ne do ta ndjekim çdo rrugë ligjore,” tha Çitaku.


Çitaku për seancën e së dielës: Do të qeshnin, sikur të ishte një shfaqje teatrale

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, në ”Click” të RTV21 për seancën e së dilës, tha se ishte e dhimbshme siç tha ajo të dukej si një shfaqje teatrale.

“Ne do të qeshnin, sikur të ishte një shfaqje teatrale mirëpo është e dhimbshme kur e dinë që po bëhet fjalë për Kuvendin e Kosovës dhe për një seancë që nuk është e rëndomtë”, deklaroi ajo.

Për dërgimin e letrës ajo tha se nga LVV nuk ka pasur përgjigje duke shtuar se në atë takim PDK do t’i thojshte Albin Kurtit që të mos tallej me Kuvendin.

“Nuk u përgjigj fillimisht, kryesuesi i seancës zoti Dehari kishte përgaditur sallën për takim mirëpo më pas si duket nën instruksionet e Mihalit apo Kurtit, takimi u anulua dhe nuk na u dha mundësia për konsultë sepse ne donin t’ja përsëritnim edhe një herë zotit Kurti që ne do të votojmë mos u tall me Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha ajo. /RTV21/21Media


Çitaku: Presidentja Osmani duhet të kthehet menjëherë, Kosova është në gjendje normale

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shprehur habinë e saj për, siç tha, “indiferencën” e Presidentes Vjosa Osmani ndaj situatës së rëndë politike dhe institucionale në vend.

Në ”Click” të RTV21 ajo ka theksuar se në momente të tilla, udhëheqësit e shtetit duhet të ndërpresin angazhimet jashtë vendit dhe të kthehen në Kosovë, duke e cilësuar gjendjen aktuale si “jonormale” dhe vendin më të izoluar se kurrë më parë.

“Jam e befasuar me indiferencën e Presidentes Osmani karshi kësaj situate. Presidentja gjendet jashtë vendit, shumë mirë, por ne që jemi marrë me diplomaci e dimë se në situata të tilla udhëheqësit e shtetit i ndërpresin takimet dhe kthehen në vend, sepse kjo gjendje nuk është normale. Në Riad nuk po arrihet asnjë marrëveshje. Sot kuptuam që edhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, paska udhëtuar jashtë vendit, ndërkohë që Kosova sot është nën sanksione dhe asnjëherë nuk ka qenë më e izoluar,” tha Çitaku.


Çitaku: VV ka sabotuar konstituimin e Kuvendit dhe konstituimin e institucioneve

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku në “Click” të RTV21 tha se VV ka pasur sipërfaqe të vrazhtë të përgjegjësisë për konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e institucioneve.

“Tani më shumë se tetë muaj Kosova është në një territor të pashkelur deri më parë. Kjo qka kemi parë këta muaj, më shumë se krizë politike, krizë kushtetuese, më së paku ka qenë krizë kushtetuese. Ka qenë një krizë morale, një sipërfaqe të vrazhtë e përgjegjësisë nga ana e partisë së parë në Kuvendin e Kosovës dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të sabotuar konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e institucioneve të Kosovës”, tha ajo. /RTV21/21Media

Back to top button