Çitaku: Pa një zor Kurti s’e mban në detyrë Martin Berishajn

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Vlora Çitaku ka thënë se Martin Berishaj vazhdon të jetë ambasador i Kosovës në Kroaci, përkundër skandaleve të publikuara në mediat Slovene.
Çitaku ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka një “zor të madh që po e mban Martin Berishajn”.
“Martin Berishaj vazhdon të jetë ambasador, përkundër skandaleve të publikuara në mediat sllovene. Kryeministri, në këto rrethana pa një zor të madh nuk e mban në detyrë Martinin”, ka shkruar Çitaku në Facebook./21Media

Back to top button