Çitaku pas emërimit të Hysenit: Shokët e familjarët vetëm për dasma, apo?

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Mentor Hyseni është emëruar Drejtor i ATK-së.
Çitraku e ka cilësuar këtë si “zhveshje të Vetëvendosjes nga çdo vlerë që predikonte”
“Albin Kurti e paska emëruar militantin partiak, ish-kandidatin për deputet Mentor Hyseni, drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës, një prej institucioneve më të rëndësishme në vend. Ja pra, këta që nga opozita bënin betejë kundër nepotizmit e klientelizmit, dhe e kishin gojën plot meritokraci e parime, me të ardhur në pushtet u zhveshën nga çdo vlerë që predikonin. Ende besoj se e vetmja e mirë e Qeverisë Kurti 2 është demistifikimi i Albin Kurtit. Shokët e familjarët vetëm për dasma, apo?” ka shkruar ajo në Facebook./21Media