Kaloni te përmbajtja kryesore

Çitaku: PDK-ja nuk i nënshtrohet diktatit të liderit suprem

Deputetja e PDK-së Vlora Çitaku pas dështimit të 47-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, tha se Kuvendi është shndërruar në një godinë ku deputetët e LVV-së vijnë e tallen

Ajo e quajti tallje deklaratën e deputetes së LVV-së e cila para seancës tha se deputetët e partive tjera nuk po flasin me ta.

“ Këtu jemi nëse zonja Bogujevci do të takohet mund të vijë tek ne , ne nuk i kemi ikur asnjë lloj takimi. Sinqerisht është për keqardhje mënyra se si po e trajtojnë Kuvendin e Kosovës një institucion i ndërtuar me mund, me gjak e sakrificë të shndërrohet në një godinë ku vijnë e tallën përfaqësuesit e LVV-së. LVV-ja nuk ka ofruar asnjë zgjidhje ata kanë ofruar nënshtrim e diktat e PDK-ja nuk i nënshtrohet diktatit të liderit suprem”, tha ajo./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button