Çitaku për Ramën: Është Kryeministër i shqiptareve për tri herë radhazi, mos krijoni armiq të paqenë

Duke apeluar që të mos krijohen armiq nënkryetarja e Partisë Demokratike Vlora Çitaku ashtu ka thënë se Edi Rama është Kryeministri që kanë zgjedhur shqiptarët tash e tri herë me rradhë përkohshëm. Sipas saj, sentimentet dhe preferencat personale pushojnë në momentin kur pranohet funksioni shtetëror.
“Ne mund të mos pajtohemi me Kryeministrin Rama rreth 1 çështje, por pajtohemi për 99 tjera. Kam qenë vet dëshmitare e shumë situatave jo të lehta për Kosovën, dhe e kam parë me sytë e mi, edhe e kam dëgjuar me veshët e mi, mbështetjen që i jep Kryeministri Rama Kosovës. Dorën në zemër, shpesh edhe me më shumë elokuencë se ne vet. Pastaj, është për keqardhje që sot, në ditën e çlirimit të Kosovës po duhet me u’a përkujtu disave ndihmën e jashtëzakonshme që e ka dhënë Shqipëria për lirinë dhe pavarësinë tonë. Mos krijoni gogola. Mos krijoni armiq të paqenë. Shqipëri, të kam .”, ka shkruar Vlora Çitaku./21Media
 
 

Back to top button