Çitaku për vizat: Kontributi i vetëm i VV-së dhe Kurtit është gazi lotsjellës në Kuvend dhe dhuna verbale e fizike

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, përmes një postimi në Facebook tha se liberalizimi i vizave është një lajm i mirë, ndonëse i vonuar për qytetarët e Kosovës.

Ajo tha se kontributi i vetëm i VV-së dhe kryeministrit Kurtit në këtë proces, sipas saj, është gazi lotsjellës në Kuvend dhe dhuna verbale e fizike.

“Së pari, është lajm i mirë ndonse i vonuar, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Së dyti, kontributi i vetëm i LVV dhe Kurtit në këtë proces është gazi lotsjellës në Kuvend dhe dhuna verbale e fizike, e cila na vonoi me vite. Sa për freskim të kujtesës, LVV as MSA-në, me të cilën sot mburren, nuk e kanë votuar. E sa për sukseset të cilat vendet tjera mund t’i shohin vetëm në ëndërr, më së miri flasin konkluzat e B.E; aplikacioni i Kosovës për statusin e vendit kandidat mbetet i patrajtuar, dhe saksionet vazhdojnë”, ka shkruar Çitaku.

Back to top button