Çitaku: Qeveria Kurti nuk e ka asnjë meritë për marrëveshjen me MCC-në

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku tha se Qeveria Kurti nuk e ka asnjë meritë për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC.
“Në fakt vetëm e ka devijuar procesin nga gazsjellësi në bateri, Kryeministri Kurti paska zgjedhur të thumbojë opozitën. Po ju them, me kompetencë, nikoqirët e ceremonisë i keni vu në siklet.
Kryeministër, në SHBA e përfaqëson Kosovën, jo VV-në.”, shkroi Çitaku në Facebook.
Tutje ajoi tha se marrëveshja është nënshkruar në emër të Kosovës dhe jo në emër të partisë.
“Koncepti parti-shtet është fundosur në Evropë, falë SHBA-së.”, përfundoi Çitaku.
Kosova e ka nënshkruar një marrëveshje në vlerë 236 milionë eurosh për transformimin e sektorit të energjisë, prej tyre 202 milionë do të jenë financim i MCC./21Media

Back to top button