Çitaku- Rozeta Hajdarit: Po ndiqesh për milionat e abuzuara dhe jo politikisht
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas konferencës së sotme të ministres Rozeta Hajdari, duke i quajtur si skandaloze akuzat e ministres ndaj Prokurorisë se “po ndiqet politikisht”.
Çitaku ka thënë se ministrja në fjalë s’ka asnjë peshë politike dhe asnjë kontribut për t’u ndjekur politikisht dhe se aktakuza është për milionat që Prokuroria Speciale e ngarkon në aktakuzë.