Çitaku: Shpresoj që Osmani e Kurti t’i kenë kuptuar drejtë mesazhet e Blinken

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, tha sot se pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të SHBA-ve nuk është përmbyllur sukseshëm asnjë projekt gjeostrategjik në kontinentin Evropian.
Sipas saj, “ne në Kosovës e dimë këtë më së miri”.
“Shpresoj që udhëheqësit e Institucioneve të Kosovës t’i kenë kuptuar drejtë mesazhet e sekretarit të Shtetit Blinken. Mirëmbajtja e status quo-së në dialogun Kosovë-Serbi i shkon për shtatit Serbisë dhe forcave destruktive në rajonin tonë”, shkroi Çitaku në Facebook.
Të martën, sekretari amerikan Antony Blinken priti në Departamentin e Shtetit presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin
Në takim është diskutuar për partneritetin ndërshtetëror dhe për dialogun me Kosovë – Serbi. SHBA-ja ka përsëritur qëndrimin se dialogu duhet të mbyllet me marrëveshje që ka në qendër njohjen reciproke./21Media

Back to top button