Çitaku: Stagnim në të gjitha fushat, bilanci i vetëm i kësaj Qeverie

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti është mbushur me skandale e afera korruptove në dy vjet e gjysmë në pushtet.

Në një postim të bërë në Facebook, Çitaku ka thënë se bilanci i vetëm i Qeverisë Kurti është varfëria e dëshpërimi që kanë sjell te familjet në vend dhe stagnimi në të gjitha fushat.

“Nuk i kemi harruar veriun, sanksionet dhe as koordinimin me Radojçiqin! Mbi dy vjet keqqeverisje të një mandati të dytë, të mbushur me skandale e afera korruptive, u provuan të mbulohen nga Qeveria me një situatë të tensionuar në pjesën veriore të vendit. Derisa popullin e terrorizuan për disa muaj përmes populizmave luftënxitëse, shtetit ia sollën edhe sanksionet e para nga vetë aleatët më të afërt ndërkombëtarë, SHBA-të dhe BE-ja. Në krye të kësaj, u doli edhe përgjimi që dëshmon koordinimin e kësaj Qeverie me kriminelë si Millan Radojçiqi – në dëm të interesit të shtetit dhe qytetarëve”, ka shkruar Çitaku në Facebook./21Media

Back to top button