Çitaku: Ta mbrojmë Republikën, ta refuzojmë autoritarizmin dhe tiraninë

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë thirrje siç shkruan të refuzohet autoritarizmi dhe tirania.
Çitaku përmes një postimi në Facebook ka përmendur edhe flamimin e Benjamin Franklin kur u përfundua Konventa Kushtetuese e ShBA-së, i cili kishte thënë:”Republikë, nëse mund ta mbani’”.
Postimi i saj i plotë:
as përfundimit të Konventës Kushtetuese në SHBA ( viti 1787) , një qytetar iu afrua Benjamin Franklinit dhe e pyeti:
“Atëherë, doktor, çfarë na dhatë? Republikë apo monarki?”
Franklini u përgjigj me fjalët që kanë jehuar nëpër shekuj:
“Republikë, nëse mund ta mbani.”
Sot është një nga ato momente kur të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë.
Të mbrojmë Republikën.
Të mbajmë gjallë demokracinë.
Të refuzojmë autoritarizmin dhe tiraninë.