Çitaku: UÇK lëvizja më e suksesshme çlirimtare në historinë moderne

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është Lëvizja më e suksesshme çlirimtare në historinë moderne.

”Ushtria Çlimtare e Kosovës është lëvizja më e suksesshme çlirimtare në historinë moderne. Asnjë proces kafkian nuk do të mund të rishkruaj historinë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Çitaku ka përfunduar duke përmendur “Liria Ka Emër”, ku dhe do të marshohet nesër në sheshin Skënderbeu në Prishtinë.

Marshimi do të fillojë në ora 14:00./21Media

Back to top button