Çitaku uron SHBA-të: Faleminderit për mirësinë, sakrificën, dhe shpresën që përçoni

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka uruar ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Çitaku tha se SHBA-të janë të mira sepse amerikanët janë të tillë, duke kujtuar se ajo ka ndjerë mirësi çdo ditë gjatë shtatë viteve që ka jetuar atje.

Ajo ka falënderuar SHBA-të për mirësinë, sakrificën, dhe, për shpresën që e përçojnë.

“Ripostim me shkas! Urime 4 Korriku! Amerika nuk është vetëm e madhe. As vetëm e fuqishme apo e pasur. Amerika është e mirë sepse amerikanët janë të tillë. Qofshin të pasur apo të varfër, me pushtet apo pa të, ajo që i bën të veçantë është mirësia. Kam jetuar shtatë vite në SHBA dhe e kam ndjerë këtë mirësi çdo ditë. Dje, e ndjenë edhe nipërit e mi. Derisa Arbëri dhe Dielli po drekonin me prindërit, në piceri hyn një grup ushtarësh amerikanë. Me kureshtje dhe respekt, nipat i përshëndesin dhe i falënderojnë për shërbimin. Njëri prej tyre, ushtar nga Teksasi, larg familjes së tij për t’u kujdesur për sigurinë tonë, vendos t’i falënderojë ata: duke u vizatuar një karikaturë si kujtim. Thank you. Për mirësinë. Për sakrificën. Për shpresën që përçoni”, ka shkruar Çitaku.

Back to top button