City-Arsenal, lufta për trofeun e Superkupës

Manchester City dhe Arsenal po luajnë për trofeun e parë për këtë sezon, atë të Superkupës së Anglisë, ose ndryshe që njihet si Community Shield, në stadiumin mitik të “Uemblit”.
Beteja mes këtyre dy skuadrave ishte e fortë edhe sezonin e kaluar në kampionat por ëq me “qytetarët” të cilët triumfuan në fund, duke u shpallur më të mirët jo vetëm kampionatin por edhe Kupën dhe Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Guardiolës fitoi titullin e Premeir Leagues si dhe Kupën FA, prandaj rregulli është që i dyti në renditjen e kampionatit anglez lufton për këtë trofe e që në këtë rast ishte Arsenal.
Trajneri i Arsenalit, Mikael Arteta, ka hedhur në fushë të tre blerjet e reja për këtë sezon, Kai Havertz, Jurrien Timber dhe Declan Rice, ndërsa edhe Guardiola ka aktivizuar mesfushorin kroat Mateo Kovacic.
Formacionet:
Arsenal: Ramsdale, White, Saliba, Gabriel, Timber, Partey, Rice, Odegaard, Saka, Havertz, Martinelli.
Banka rezervë: Turner, Tomiyasu, Kiëior, Holding, Tierney, Smith Roëe, Trossard, Vieira, Nketiah.
Man City: Ortega Moreno, Walker, Stones, Dias, Akanji, Rodrigo, Kovacic, Bernardo, Grealish, Alvarez, Haaland.
Banka rezervë: Ederson, Phillips, Laporte, De Bruyne, Gomez, Foden, Palmer, Lewis, McAtee.