​City dëshiron talentin e ri brazilian, çmimi është 100 milionë euro

Adoleshenti brazilian Wendeson Wanderley Santos de Melo, i njohur më mirë si Dell, është bërë ‘cak’ i madh për Manchester City.

Pavarësisht se është vetëm 17-vjeç, Dell është bërë një nga talentet më të përfolura në futbollin brazilian.

Ngritja e tij drejt famës filloi vitin e kaluar kur debutoi për ekipin e parë Bahia në Serie A të Brazilit në moshën 16-vjeç.

Megjithatë, ishte në akademinë Bahia që ai u bë një sensacion. Në vitin 2023, ai shënoi 40 gola në 34 paraqitje për ekipin nën 17-vjeç.

Tifozët e quajtën shpejt atë “Haaland i Sertão” dhe ekspertët e futbollit në Brazil thonë se krahasimi nuk është vetëm figurativ. Fiziku i Dell, përshpejtimi në distanca të shkurtra dhe përfundimi i qetë i goditjeve të tij kujtojnë në mënyrë të habitshme stilin e lojës së Haaland.

Në një video të publikuar nga City, Erling Haaland, së bashku me Savinha, iu drejtuan Dell në portugalisht, duke e ftuar të ishte mysafir në Etihad.

Skuadra Bahia kohët e fundit i siguroi Dell një kontratë profesionale deri më 2027, e cila përfshin një klauzolë lirimi 100 milionë euro.

Dell përfaqësohet nga Giuliano Bertolucci, një nga menaxherët më me ndikim në Brazil, i njohur për transferimin e talenteve braziliane në klubet kryesore evropiane. Ajo që gjithashtu funksionon në favor të City është struktura e pronësisë. City Football Group zotëron 90 për qind të Bahia, që do të thotë se të gjitha negociatat do të zhvilloheshin brenda të njëjtës “familje” klubesh.

Back to top button