City dhe Arsenali shënuan fitore të thella
Manchester City po vazhdon sigurt drejt titullit kampion në Premier Ligë pasi sot regjistroi një tjetër fitore bindëse.
Skuadra e Premier Ligës e mposhti me rezultat 6-3 Leicester Cityn, në kuadër të xhiros së 19 të kampionatit anglez.
De Bruyne, Mahrez, Gundogan, Laporte dhe Sterling (2) ishin ata që vulosën fitoren e Cityt, kundrejt golave të Maddiason, Lookman dhe Iheanacho të shënuara për mysafirët.
Me formë të mirë po vazhdon edhe Arsenali. Skuadra e Mikel Artetas e mposht me rezultat 5-0 atë të Norwich Cityt dhe e blindoi kështu pozitën e katërt me 35 pikë dhe njëherit fitoren e katërt në pesë ndeshjet e fundit.
Golat për “Gunners” i shënuan Saka (2), Tierney, Lacazette dge Rowe.