City dhe Chelsea mund të dalin nga Superliga

 
Chelsea dhe Manchester City mund të jenë dy skuadrat të cilat mund ta bëjnë bllokimin e krijimit të Superligës evropiane për shkak se presionit të madh që po vie nga tifozët e tyre.
Ish-lojtari i Manchester United Gary Neville shpreh bindjen e tij se pronarët e Manchester Cityt nuk do të rrezikonin trashëgiminë e tyre duke u bashkuar me një ligë të shkëputur nga UEFA.
Pse pronarët e “Abu Dhabi” duhet të inkuadrohen në një sistem të ri futbolli? Ajo që ata kanë bërë është e pabesueshme në lindje të Mançesterit.”, tha Neville.
“Ata krijuan një trashëgimi atje, ndoshta për qëllime marketingu. Pse po e bëjnë këtë? Ata nuk kanë nevojë për para, ata kanë Pep Guardiolan, menaxherin më të mahnitshëm në botë. City duhet të zbrapset.”, shtoi Neville.
Gjashtë ekipe nga Premier League, duke përfshirë Chelsean dhe Man Cityn, u regjistruan në garën e ndarë gjatë fundjavës si pjesë e 12 ekipeve themeluese në një lëvizje që tronditi sportin.
Po ashtu edhe tifozët e Chelseat pritet të mbajnë një protestë jashtë stadiumit “Stamford Bridge” sonte përpara ndeshjes së tyre të Premier League kundër Brighton.

Back to top button