City e Interi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Ligës së Kampionëve, ku kemi mësuar dy skuadrat të cilat kanë siguruar biletat drejt fazës së çerekfinales së këtij turneu.

Pas plot 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Etihad”, Manchester City e ka shkatërruar RB Leipzigun duke e mposhtur me rezultat të thellë 7:0.

Pesë gola nga Haaland (minuta e 22’, 24’, 45+2’, 53’ dhe 57’), një nga Ilkay Gundogan (minuta e 49’) dhe Kevin De Bruyne (minuta e 90+2’) i siguruan fitoren Cityt sot.

Me këtë fitore, City e eliminon Leipzigun nga Liga e Kampionëve, me rezultat të përgjithshëm brenda dy ndeshjeve 8:1.

Po ashtu, kualifikimin tutje sot e siguroi edhe Interi, i cili barazoi pa gola me Porton në stadiumin “Dragao”.

Interi kishte fituar në “Giuseppe Meazza” me rezultat minimal 1:0, dhe me barazimin e sotëm, Interi e eliminon Porton me rezultat të përgjithshëm 1:0 brenda dy ndeshjeve.

Rezultatet finale të ndeshjeve në Ligën e Kampionëve:

Manchester City 7:0 RB Leipzig

Porto 0:0 Inter

Back to top button