City eliminohet nga Carabao Cup

Manchester City ka dështuar që të kalojë në gjysmëfinale të Carabao Caup pasi është mposhtur nga Southamptoni me rezultat 2-0.
Vendasit ishin tejet të rrezikshëm para tifozëve të tyre dhe pasi e nisën furishëm ndeshjen, ia dolën që të realizojnë dy gola brenda pjesës së parë, që në fund rezultuan fatale për skuadrën e Pep Guardiolas.
Goli i parë i Cityt erdhi në minutën e 23’ nga Mara, kurse vetëm pesë minuta më vonë, epërsinë në 2-0 e thelloi Djenepo.
Në pjesën e dytë, Pep Guardiola bëri zëvendësime duke kërkuar reagimin e skuadrës, por asgjë nuk funksionoi dhe këtu mori fund ecuria e tyre në këtë garë.