City i afrohet Arsenalit në tri pikë, mposht Leicesterin
Kampioni anglez ka vazhduar me fitore në Premier Ligë, ku e ka shkrirë në tre pikë diferencën me liderin e tabelës, Arsenalin.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Etihad”, Manchester City e ka mposhtur Leicester Cityn me rezultat 3:1.
Golat për kampionin anglez i shënuan John Stones (minuta e 5’) dhe Erling Haaland (minuta e 13’ dhe minuta e 25’).
Ndërkaq, golin e nderit për Leicesterin e shënoi Kelechi Iheanacho në minutën e 75’ të ndeshjes.
Me pikët e reja, City zë vendin e dytë në kuotën e 70 pikëve, dhe i afrohet Arsenalit që ka 73 pikëve në vendin e parë.
Në anën tjetër, kriza për Leicesterin vazhdon, ku zë vendin e parafundit, respektivisht të 19-të në tabelë me vetëm 25 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 3:1 në favor të Cityt.