City në finalen e Champions

Manchester City i Pep Guardiolas do të sfidojë Interin e Inzaghit në finalen e këtij sezoni Champions League në Stamboll. Falë suksesit 4-0 ndaj Real Madridit në “Etihad Stadium” pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, qytetarët prekin finalen e Evropës, e dyta në tre vitet e fundit, me ëndrrën për të ngritur në qiell kupën “me veshë të mëdhenj”.

Dominimi total i anglezëve nisi që nga minuta e parë e ndeshjes dhe i cili solli dy gola brenda pjesës së parë, realizues i të cilave ishte Bernardo Silva në minutat 23’ dhe 37’.

Në pjesën e dytë skuadra zhvilluan lojë me ritëm më të ulët, por që skuadra e Pep Guardiolas vazhdoi ta administronte takimin, derisa në minutën e 76’ i dhanë goditjen fatale mysafirëve duke shënuar përmes Akanjit i cili u ndihmua edhe nga mbrojtësi i Real Madridit Eder Militao, ndërsa rezultatin final 4-0 e vulosi argjentinasi Alvarez në minutat shtesë të ndeshjes.

Rezultati i së mërkruës padyshim është edhe një hakmarrje e Guardiolës ndaj Realit të Ancelottit që sezonin e kaluar spanjollët përmbysën anglezët në gjysmëfinale për të shkuar në finale dhe për të triumfuar ndaj Liverpoolit.

Finalja e Stambollit mes Manchester City dhe Interit do të luhet më 10 qershor.

Back to top button