City shënoi në minutën e 91-të për fitore dramatike

Manchester City mposhti në një duel dramatik skuadrën Leeds, në të cilin fituesi nuk dihej deri në fund.
Të përzgjedhurit e Pep Guardiola deri te fitorja arritën vetëm në minutën e parë të kohës shtesë.
Deri në fund të kohës së rregullt rezultati ishte i barabartë dhe kur pritej një tjetër zemërim i trajnerit katalanas, për këtë u “përkujdes” Phil Foden për epilogun 3:2.
Ndeshja ishte pjesë e xhiros të 13-të të Premier Ligës. Dukej se skuadra e Pep Guardiol do të fitonte lehtësisht, duke marrë parasysh se Phil Foden shënoi në minutën e parë, ndërsa kroati Joshko Gvardiol ngriti epërsinë në 2:0, në minutën e 25-të pas një goditjeje nga këndi.
Dominic Calvert-Lewin solli Leeds përsëri në lojë në minutën e 49-të, dhe më pas fitoi një penallti në minutën e 68-të. Portieri Gianluigi Donnarumma priti penalltinë e goditur nga Lukas Nmecha, por ky i fundit vrapoi drejt rikthimit të topit dhe shënoi për barazimin 2:2.
Pavarësisht se u rikthyen nga dy gola disavantazh, Leeds nuk arriti të shpëtojë një pikë. Foden shënoi në minutën e 91-të, i asistuar nga Rayan Cherki, për të siguruar të tre pikët, dhe City të paktën u ngjit përkohësisht në vendin e dytë në tabelë, ku prin Arsenali me 29 çikë nga 12 ndeshje.
Guardiola kishte reaguar ashpër pas humbjes në ndeshjen e kaluar nga Newcastle, kur pas takimit i kishte hequr kufjet kameramanit në fushë që kishte xhiruar gjithë debatin mes trajnerit katalanas dhe një futbollisti të skuadër së tij. Guardiola më vonë tha se nuk kishte asgjë serioze.
Në tri ndeshjet e tjera të Premier Ligës, Sunderland mposhti Bournemouth 3:2, ndërsa Brentford ishte më i mirë se Burnley 3:1. Everton si vendës pësoi humbje të thellë nga Newcastle United me rezultat 1:4. Sonte luajnç edhe Tottenham-Fulham. Duelet tjera zhvillohen ditën e diel./kp