Çka do të bëjnë partitë politike për arsimin?

 

Kandidatet që konkurojnë për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit sonte në debatin zgjedhor të RTV21 folën edhe për prioritetet e tyre për fushën e arsimit.

Albulena Balaj-Halimaj nga Nisma Socialdemokrate tregoi pikën më e fortë të programit të NISMA-s për arsimin.

Florentina Gjergjaj tha se AAK ka prioritet forcimin e shkollave profesionale dhe ngritjen e cilësisë në arsim, shkruan rtv21.tv

Besa Ismaili nga PDK tha se nuk mund të kryehet asnjë punë pa riparuar dëmet nga pushtet e kaluara.

Ndërsa, Filloreta Berisha nga LDK premtoi kushte më të mira për mësimin online dhe fizik.

Ndërkaq, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku nga VV premtoi arsimin në përputhje me kërkesën në treg./21Media

Back to top button