Çka gjeti Agjencinë e Ushqimit në lokalin ku u helmuan 100 persona në Malishevë

(Lajm i përditësuar)


Zyrtari për informim në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi tha se i janë përgjigjur rastit menjëherë dhe bashkë me policinë, kanë filluar inspektimin te lokali ku janë shërbyer klientët, në të cilin kanë hasur higjienën jo të duhur dhe mosdezinfektim, si dhe produkte pa origjinë.

Ai tha se kanë marrë mostrat e ushqimeve dhe pas mbledhjes së dëshmive, lokali është mbyllur dje dhe po vazhdon të jetë i mbyllur edhe sot.

Thaçi tha se nga rezultatet laboratorike do të mbledhin të gjitha faktet për të zbuluar shkaktarin se nga ka ardhur ky helmim.

Sipas tij, ky është rasti i dytë që po ndodhë brenda një jave dhe AUV-i, do të ndërmarrin një aksion të përgjithshëm për të kontrolluar të gjithë kuzhinat e lokaleve për të gjetur shkaktarin kryesor.


Vitia për gjendjen e të helmuarve: Në QKUK të hospitalizuar janë 11 qytetarë dhe 9 në Spitalin e Prizrenit

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, ka reaguar në lidhje me helmimin e qytetarëve të Malishevës.

Vitia, mes tjerash ka thënë se në QKUK janë të hospitalizuar 11 qytetarë dhe nëntë të tjerë janë në Spitalin e përgjithshëm të Prizrenit.

Ai potencoi se gjendja e të gjithë të hospitalizuarave pas marrjes së trajtimit mjekësor është e qetë dhe stabile.

“Mbrëmë, menjëherë pasi u njoftuam për rastin e helmimit të 68 qytetarëve në Komunën e Malishevës bashkë me drejtorin e SHSKUK-së i vizituam të hospitalizuarit në Klinikën Infektive në QKUK”, shkroi Vitia.

“Në QKUK të hospitalizuar janë 11 qytetarë dhe 9 qytetarë të tjerë janë në Spitalin e përgjithshëm të Prizrenit. Inspektoratet dhe organet ligjzbatuese janë në terren dhe kanë marrë të gjitha të dhënat lidhur me rastin dhe burimin e shkakun e helmimit”, theksoi Vitia.


Helmohen 63 persona në Malishevë

Nga QKMF –Malishevë është raportuar se nga ora 16:48 e ditës së djeshme e deri në mesnatë, ndihmë mjekësor kanë kërkuar rreth 63 persona nën dyshimin se janë infektuar nga ushqimi nga një lokal ushqimor në Malishevë.

Sipas Policisë, tre prej tyre janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Lidhur me rastin është arrestuar pronari i lokalit i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button