Çka i dha Qeveria palës serbe në vitin 2015, flet Haziri

Zëvendëskryeminstri i Kosovës, Besnik Bislimi, në rrjetet sociale kishte shkruar se kryengociatori i palës serbe, Petar Petkoviq kishte thënë se e duan një asociacion sipas marrëveshjes së vitit 2015.

“Nga pala serbe është thënë se atyre nuk iu intereson Kushtetuta e Kosovës, nuk i intereson as letra e Mogherini-t, iu intereson vetëm ajo që kanë marrë nga z. Isa Mustafa në vitin 2015 dhe z. Petkovic edhe i lexonte atë se çka kanë marrë nga z. Mustafa në vitin 2015, thoshte që kështu e duam ne asociacionin”, kishte shkruar Bislimi.

Megjithatë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri sonte në emisionin debatues “Click” në RTV21 tha se kjo deklaratë e Bislimit është reagim ndaj deklaratës së Konjufcës dhe jo ndaj tyre.

“Marrëveshja e parimeve 2015 e përmend edhe Gjykatën Kushtetuse e ka me nënshkrim të presidentit serb, edhe letrën e Mogherinit si shtesë dokument. Është ose skandal logjik ose reagim ndaj deklaratës”, tha ai.
Ai theksoi se Qeveria e atëhershme e udhëhequr nga Isa Mustafa nuk i premtoi asgjë palës serbe.

Haziri tha se Kurti e ka humbur momentumin duke sjellë marrëveshje të papranueshme.

“Marrëveshja e parimeve të vitit 2015 që z. Mustafa e ka autorësinë, është marrëveshje e cila e shpëton me fytyrë të gjithë procesin që po flasim. E nxjerrë në vija të kuqe po, në vija të rrezikut po”, tha tutje Haziri duke e shpjegua planin kroat./21Media

Back to top button