“Çka ka, çka s’ka” një video tjetër nga Vetëvendosja

Lëvizja Vetëvendosje bë një tjetër video të publikuar në Facebook është marrë me infrastrukturën rrugore dhe projektet e ngelura nga qeveritë e kaluara.
Vetëvendosje ka thënë ka thënë se në aksin Kiev-Zahaq, të rrugës Prishtinë-Pejë, ishte planifikuar “plaçkitje e madhe e buxhetit, por u parandalua nga Qeveria Kurti”.
Përmes këtij postimi Vetëvendosje po ashtu ka akuzuar qeveritë e kaluara për borxhe milionëshe të shpronësimeve, derisa sipas tyre buxheti i gjetur që ka qenë i planifikuar për kthimin e këtij borxhi ka qenë vetëm 2 milionë euro.
“Me punë të mbrapshta dhe plane të zhvatjes na kanë bllokuar rrugët kryesore për vite, por qeverisja e re tashmë i ka zhbllokuar ato dhe ka filluar punën për t’i përfunduar ato projekte…Këtë nuk e arritën sepse i ndalëm dhe e kthyem situatën në 0 për t’ia filluar së mbari. Pa keqpërdorime dhe devijime. Pa haraç e kurdisje tenderësh. Me kosto të arsyeshme dhe cilësi të lartë”, thuhet në përshkrim të videos.
“Qeveria Kurti ka shtruar rrugë në pjesën veriore të vendit duke lidhur fshatrat me qytetin e Mitrovicës. Do të vazhdojë me këto projekte rrugore që kanë rëndësi qendrore për infrastrukturën publike. Na kanë vonuar, por nuk na kanë ndalur”, thuhet më tej./21Media

Back to top button