“Çka ka gjetë gjermani n’turbina t’KEK’ut…”, Osmani ironizon me situatën energjetike
Humoristi Osman Azemi në të shumtën e rasteve në rrjetet sociale bën shaka me ndonjë situatë aktuale, shpesh duke përdorur edhe ironinë.
Me videon e fundit që ka publikuar ai ka ironizuar me situatën energjetike në vendin tonë.
Ai ka uruar qytetarët duke thënë se problemi me energjinë elektrike është rregulluar, teksa në fund dëgjohet duke thënë “nale agregatin, nale”.
“Përshëndetje krejtëve, urime që u rregullu rryma n’Kosovë. E bojshin t’madhe ‘ou kuku metëm n’terr’, se ranë pak n’ndikim t’opozitës edhe mediave, se krejt mediat edhe opozita i gjuhen ma t’mirit. Erdh gjermani edhe i rregulloi turbinat e KEK-ut. Paramenoni kur e ka pa gjermani çka ka gjetë n’turbina t’KEK-ut, e ka kap kryet…”, ka thënë Azemi.
View this post on Instagram
Për shkak të reduktimeve të energjisë elektrike, sot do të protestohet para objektit të KEDS-it dhe Qeverisë së Kosovës./21Media