Çka ndodh tani pas mos certifikimit të VV-së, NISMA-s dhe AAK-së ?

 

Subjektet politike dhe kandidatët që vlerësojnë se pa të drejtë nuk janë certifikuar, kanë të drejtë ankese në afat prej 24 orësh në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Çështja mund të shkojë deri në Gjykatën Supreme nëse pala mund të jetë e pakënaqur me vendimin e PZAP-së.

Periudha e ankesave është paraparë të përmbyllet deri më 31 janar, në mënyrë që më 2 shkurt të bëhet e mundur tërheqja e shortit për rënditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e këtyre zgjedhjeve.

Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ai i AAK-së, Ibrahim Selmanaj si dhe anëtari i Nismës Socialdemokrate, Eshref Vishi kanë paralajmëruar se do të shfrytëzojnë të drejtën e ankesës në PZAP, por edhe në Gjykatën Supreme.

Back to top button