Çka paralajmërojnë vizitat e shpeshta të Lajçakut në Kosovë? (Video)

Maliqi: Dialogu ka hyrë në një fazë serioze drejt marrëveshjes finale.-Haziri: Nuk duhet të ketë marrëveshje pa njohje.-Maliqi: Njohja e drejtpërdrejtë mund ta shtyjë Kosovën të bëjë kompromise
Bashkimi Evropian nuk ka dhënë një datë për takimin e radhës ndërmjet kryeministri Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, ndonëse  përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajcak, gjatë vizitës në Kosovë tha se një takim i ri i dy liderëve mund të ndodh shpejtë. Qeveria e Kosovës thotë se është e gatshme për një dialog parimor e të barabartë me njohje reciproke në qendër. LDK-ja ndërkaq kërkon që qeveria të mos të rrëshqas në dialog teknik. Në anën tjetër njohësit e rrethanave politike, thotë se mund të ketë marrëveshje pa njohje të drejtpërdrejt.(E pergaditi-Burim Zariqi,kamera-Arian Havolli). /21Media

Back to top button