Çka presin qytetarët nga zgjedhjet lokale në veri të Kosovës

Ekipi i RTV21 në terren raporton për pjesëmarrje të ulët në votime për zgjedhjet lokale në veri të Kosovës.

Vetëm 9 qytetarë shqiptarë, asnjë serb deri më tani kanë votuar në qendrën e votimit në Lagjen “Trerrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut.

Disa qytetarë për RTV21 kanë thënë se janë optimistë se do të përmirësohet situata, ndërsa thonë se banorët duhet të dalin në zgjedhje.

Në garë janë dhjetë kandidatë, prej të cilëve vetëm një nga komuniteti serb. Ajo është Sllagjana Pantoviq, kandidate e pavarur për kryetare të Komunës së Zveçanit.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – nuk merr pjesë në zgjedhje dhe u bëri thirrje qytetarëve serbë që ta bojkotojnë procesin. Thirrje të ngjashme bëri edhe Beogradi zyrtar.

Komunat në veri mbetën pa kryetarë nga nëntori i vitit të kaluar, kur përfaqësuesit serbë në atë zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, për shkak të mospajtimit me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe./21Media

 

Back to top button