Kaloni te përmbajtja kryesore

Clark për shqiptarët: Ishin viktima të një shtypje etnike sistematike për një periudhë të gjatë

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë , Gjenerali Wesley Clark tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ishin ushtri e organizuar por  grupe luftëtarësh që ishin mbledhur për të mbrojtur komunitetin e tyre.

“Dhe dikush nga jashtë po përpiqej t’i ndihmonte ata që të merrin armë, dikush iu bënte stërvitje por nuk ka qenë diçka që ka funksionuar së bashku, përshtypja ime ishte se pasi u futy NATO-ja aty këta persona u takuan me njëri- tjetrin biseduam, nuk kishte nënshtrim ndaj ndonjë autoriteti të caktuar. “, tha ai.

“Duhet ta kuptojmë këtë popullsi ajo se çfarë më kishte thënë Millosheviqi ishte e vërtetë, e kam fjalën ata kishin vrarë njerëz edhe ata kishin qenë viktima të një shtypje etnike sistematike për një periudhë të gjatë më shumë se një dekadë, përpara kësaj kur gjuha e tyre nuk lejohej, ata ishin detyruar të largohen nga punat qeveritare, gjuha shqipe nuk pranohej në shkolla dhe kështu më radhë, tha Clark./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button