Clark: Thaçi nuk kishte kontroll mbi këtë, nuk ishte e qartë që dhuna ishte ushtruar nga UÇK-ja

Gjenerali Wesley Clark gjatë dëshmisë së tj në Hagë tha se nuk mendoj se Thaçi ka pasur kontroll mbi njerëzit që kanë ushtruar dhunë.
“Së pari nuk ishte e qartë që dhuna ishte kryer nga UÇK-ja, edhe po të ishte kështu ajo ishte realizuar nga individë të caktuar. Unë kam folur me Majk Jackson lidhur me këtë dhe sigurisht më ka thënë se ai ka folur me komandantët e tyre dhe ata kanë qenë në kontakt me persona të UÇK-së që lidheshin me zona të caktuara sigurie”, tha Clark.
Unë nuk besoj që ka qenë UÇK-ja, por edhe nëse ka qenë UÇK-ja nuk kishte askush kontroll për atë se çfarë po ndodhte në terren, nuk është se funksiononte një gjë e tillë se ti jepje urdhër dhe prisje që të tjerët ta zbatonin këtë urdhër, ishte një rezistencë për shkak se donin të shpëtonin jetët tyre”, shtoi Clark./21Media