Clark përmbyll dëshminë e tij në Hagë: Thaçi nuk është përgjegjës për atë çfarë ka ndodhur në Kosovë

(Lajm i përditësuar)
Clark përmbyll dëshminë e tij në Hagë: Thaçi nuk është përgjegjës për atë çfarë ka ndodhur në Kosovë
Gjenerali amerikan në pension, Welsley Clark, përmbylli dëshminë e tij në Hagë. Ai në fund tha se Hashim Thaçi nuk mban përgjegjësi për aktet e dhunës apo hakmarrjes që kanë ndodhur në Kosovë.
“E kam ndjekur këtë gjykim dhe i qëndroj bindjes së mëparshme që Hashim Thaçi nuk është përgjegjës për atë çfarë ka ndodhur në Kosovë. Ai nuk mban përgjegjësi për aktet individuale të dhunës ose të hakmarrjes”, tha ai.
Po ashtu Clark u shpreh Sipas Clarkut, UÇK-ja nuk ishte terroriste
“Ata nuk janë terroristë, pavarësisht se kur shkova të takoja gjeneralët serbë ata më thanë që ata janë terroristë. Janë njerëz që luftonin kundër një regjimi të padrejtë, të jashtëligjshëm, që meritonte të largohej dhe të zëvendësohej”, tha ai.
Sipas tij UÇK-ja luftuan për lirinë e tyre.
“ Ligjet, procedurat e shoqërive moderne duhet të kuptojnë edhe nevojat e personave që luftojnë për lirinë e tyre dhe dinjitetin e tyre”, shtoi ai.
Clark: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik
Gjenerali Wesley Clark gjatë dëshmisë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë tha se Nuk ka prova që UÇK-j të ketë kryer spastrim etnik.
Ai këtë e tha pasi u pyet lidhur me një artikull të vitit 1999 në gazetën Shekulli ku pretendohej se dikush kishte thënë se në Kosovë janë dëbuar rreth 170 mijë serbë.
“Unë nuk kam prova dhe dëshmi që UÇK-ja ishte prapa kësaj dhe kam indikacione që dëshmojnë të kundërtën. Po i referohem deklaratës ku pretendohet se 170 mijë serbë të jenë dëbuar nga Kosova”, ushpreh Clark.
Clark vazhdon edhe sot dëshminë në Hagë
Ish-komandanti suprem i forcave të NATO-s në Evropë, Wesley Clark, vazhdon edhe sot dëshminë në Hagë në çështjen e Speciales kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit,Gjenerali.
Clark gjatë dëshmisë së tij dje ( 17 nëntor) deklaroi se Hashim Thaçi nuk ishte komandanti ushtarak i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërsa, shtoi se në vitin 1998 nuk kishte shumë informacione për UÇK-në, por me sa kishin informacione bëhej fjalë për grupe lokale në përgjigje të shtypjes serbe.
Tha se pas vrasjes së familjes së Adem Jasharit, ai kishte njoftuar Pentagonin dhe nga ky moment kishte lindur plani për ndërhyrje të NATO-së.
“Unë dhe Richard Holburk e kontaktuam dhe ai tha se nuk do të flas për këtë është shteti im, problemi im, refuzoi të fliste për këtë temë dhe u përpoq më shumë se një herë ne e dinim që ishte e rrezikshme kjo gjë e dinim që kishte vështirësi për këtë gjë, por ai donte të fliste për këtë gjë“, theksoi Clark.
Gjenerali amerikan po ashtu tha se UÇK-ka nuk kishte komandë as strukturë kontrolli. Sipas tij, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një grup i pavarur që po luftonte.
U takova me Thaçin në një herë të dytë, përpara sa filluan fushatat bombarduese. Ai ishte një prej personave atje, ishte personi me më autoritet, më i riu, dhe ishte më bindësi. Ishte personi që ishte veshur më mirë, I kishte flokët në mënyrë më të përshtatshme meqë e kuptova ai jetonte në Zvicër fliste gjermanisht, nuk fliste shumë anglisht. Por, ai nuk ishte komandanti ushtarak”, u shpreh ndër tjerash ai./21Media