Cleverly: Plani për sulme i Rusisë nuk po funksionon

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly ka thënë se plani i sulmit i Rusisë nuk po funksionon, por si rezultat po shohim zona të civilëve të shënjestruara.
“Ishte menduar të ishte shumë e lehtë, ishte menduar të ishte një lloje lufte rrufe kur trupat ruse hynë në Ukrainë. Në vend të kësaj ne po shohim një mbrojtje të egër nga ukrainasit, e cila është tepër frustruese për Vladimir Putin”, tha Cleverly.
I pyetur nëse lufta mund të përfundojë deri në maj, siç kanë thënë disa zyrtarë ukrainas, Cleverly tha se është tepër e vështirë të bëhen parashikime të tilla, por sipas tij, MB duhet të sigurohet që Putini të dështojë./21Media

Back to top button