Clinton në Tiranë, Begaj: Shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përshëndetur  thënë se të gjithë shqiptarët i janë mirënjohës ish-Presidentit të SHBA-së, Bill Clinton për atë që ka bërë për kombin tonë dhe në veçanti për Kosovën.

“Mirësevjen në Tiranë Presidenti Clinton! Shqipëria dhe shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës për gjithçka që keni bërë për kombin tonë e në veçanti për Kosovën. Vendimmarrja dhe lidershipi juaj në ditët më vendimtare për të ardhmen e Kosovës ju kanë vendosur në piedestalin e miqve tanë më të shtrenjtë. Ju faleminderit nga zemra”, ka shkruar Begaj,

Clinton nisi këtë të hënë vizitën 2-ditore në Tiranë, pas ftesës së Kryeministrit Edi Rama në kuadër të festës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës./21Media

Back to top button