Clinton përmend Kosovën në ceremoninë mortore të Albright

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka përmendur Kosovën, në ceremoninë mortore që u mbajt në Katedralen Kombëtare në Washington, për vdekjen e sekretares së parë në historinë e ShBA-së, Madeleine Albright, e cila vdiq në 23 mars të këtij viti.
Miku i madh i shqiptarëve, Clinton e kujtoi vizitën që e kishte pasur para viteve në Kosovë, bashkë me ish-sekretaren Albright.
“Para dy vjetësh në Kosovë, 20 vjet nga konflikti që i çliroi ata nga një kërcënim i vërtetë gjenocidi, kemi ecur krah për krah nëpër Prishtinë në një ditë qershori me shumë diell. Aty kishte rreth një çerek milioni njerëz. Kishte shumë njerëz për një vend. Dhe arritëm te tema e shëtitjes sonë, e cila ishte bust ii bukur i Madeleine në një vend të rrethuar me shkurre. Kështu e nderonin që ishte gjithnjë pranë tyre. Ne e shohim atë trashëgimi të nderuar të gjitha gjërat që ajo bëri për Kosovën, për Bosnjën. Ne e shohim në shumë kënde. Këtu sot e kemi Presidenten, Kryeministrin dhe ish-presidenten e Kosovës këtu. Kemi gjithashtu ministren e Punëve të Jashtme të Bosnjes dhe Hercegovinës. Na mori kohë deri në masakrën e Srebrenicës së bashku për ta bërë atë që është tani duke u bërë në një mënyrë tjetër për ta shpëtuar Ukrainën”, tha Clinton gjatë fjalimit të tij./21Media

Back to top button