Clooney dhe Roberts e përsëritën 80 herë skenën e puthjes në filmin e ri

Filmi i ri i regjisorit Oliver Parker “Ticket to Paradise”, ku me role parqiten Julia Roberts e George Clooney, tashmë është shfaqur në disa vende nëpër botë. Ky film pritet që në Amerikën Veriore të shfaqet nga data 21 e këtij muaji.

Aktorëve Roberts e Clooney gjatë xhirimeve të filmit iu është dashur ta përsërisin skenën e puthjes deri në 80 herë, gjë që e befasoi bashkëshorten e aktorit.
“U deshën 79 kuadro duke qeshur dhe më pas vetëm një duke u puthur”, ka deklaruar Julia për New York Times, ndërsa nga ana tjetër, Clooney ka treguar se bashkëshortja e tij, Amal, kishte mbetur e habitur kur mori vesh se çfarë kishte ndodhur.
“Po, i thashë gruas sime, Amal, se u deshën 80 përpjekje. Ajo tha: ‘E si?’”, ka deklaruar aktori.
Gjatë promovimit të filmit së bashku, ata bënë shaka se iu deshën “gjashtë muaj për të përsosur skenën e puthjes”.

Në filmin e ri “Ticket to Paradise”, aktorët Julia Roberts e George Clooney luajnë rolet e një çifti të shkurorëzuar, prindërve të një vajze të rritur, rolin e së cilës e luan aktorja Kaitlyn Dever. Ajo planifikon të martohet me një djalë me të cilin është takuar rishtazi. Kështu, çifti i shkurorëzuar shkon për ta ndalë atë që të mos martohet./21Media

Back to top button