Clooney: Ukraina sot është një thertore
Avokatja e të drejtave të njeriut, Amal Clooney u kërkoi vendeve që të mbledhin dhe ruajnë provat e mizorive në Ukrainë.
Duke folur në Kombet e Bashkuara në Nju Jork të mërkurën, ajo tha se Ukraina sot është një thertore.
Ajo tha gjithashtu se kishte frikë se politikanët do të shpërqendroheshin nga çështje të tjera dhe mund të bëheshin të mpirë ndaj konfliktit, përcjell rtv21.tv
Siç raporton BBC, Clooney është pjesë e një task force ligjore ndërkombëtare që këshillon Ukrainën për sigurimin e drejtësisë për viktimat e krimeve të luftës./21Media